AlbanianSport.com 19/08/2018 23:35
ASNN -1,000 sportistë koreanë do të konkurrojnë në të gjitha disiplinat. Kështu, Koreja e Veriut dhe Koreja e Jugut parakaluan së bashku në hapjen e Lojërave Aziatike, të cilat nisën në Xhakarta, duke treguar edhe njëherë unitetin midis tyre. Basketbollistja e Koresë së Jugut, Lim Jang-hui dhe futbollisti i Koresë së Veriut, Xhu Kjong-çol, mbanin lart flamurin e Bashkimit të Koresë.
Ky është gjest i dytë i tillë simbolik këtë vit nga dy Koretë, të cilat gjithashtu dolën së bashku në ceremoninë e hapjes së Olimpiadës Olimpike në Pjeongçeng, një ngjarje që paralajmëroi edhe afrimin midis tyre. Kryeministri i Koresë së Jugut Li Nak-jon dhe zëvendëskryeministri i Koresë së Veriut Ri Rjong-nam, u ngritën së bashku në këmbë gjatë ceremonisë kur marshuan atletët koreanë.
Ishte bukur kur atletët e të dy koreve, që ishin rreth 1000 marshuan së bashku me uniforma të bardha dhe blu. Lojërat aziatike përfshijnë pothuajse programin e plotë olimpik dhe konsiderohen si majat e shumë kombeve pjesëmarrëse, për të cilët suksesi olimpik shpesh rezulton i pakapshëm.