AlbanianSport.com 27/11/2017 09:55
ASNN – Fitore e dyfishtë për “Mercedes”-in në “Jas Marina”, që edhe si makinë është “kampione e botës” për vitin 2017 në Formula 1, e cila dje ka ulur siparin e këtij sezoni. Fitorja e dyfishtë e katërt sezonale për “Mercedes”-in, ndërsa gjithçka ka ndodhur dje në Çmimin e Madh të Abu Dabit.
Në cirkuitin e “Jas Marinës” ka ardhur suksesi i finlandezit të Mercedesit, Valteri Botas, i cili e ka prerë i pari vijën e finishit, teksa ka lënë nga pas shokun e skuadrës, Ljuis Hemiltonin, tashmë “kampion i botës”, disa gara përpara. Pas “makinave të argjendta” “Ferrari” i Fetelit dhe Raikonenit.
I 5-ti Verstapen dhe kompletojnë dhjetëshën e parë Hulkenbergu, Perezi, Okoni, Alonso dhe Masa, që tashmë i thotë “lamtumirë” garave të Formula 1. Një garë pa shumë histori. Botas, i cili i pari nga Hemiltoni, sepse ka qenë fituesi i provave të së shtunës në Çmimin e Madh të Formula 1 nuk ka nxitje nga pas.
Dhe qetësisht merr fitoren e tretë sezonale. I vetmi emocion është dhurata e Riçiardos, i cili përfundon jashtë piste duke u detyruar që të tërhiqet nga gara, ndërsa në fakt ishte në vendin e katërt.
Formula 1
Çmimi i Madh i Abu Dabit
Rezultatet teknike të garës:
1) V. Botas (Finlandë) Mercedes 1h34’14”023
2) L. Hemilton (Britani e Madhe) Mercedes + 3”899
3) S. Fetel (Gjermani) Ferrari + 19”330
4) K. Raikonen (Finlandë) Ferrari + 45”386
5) M. Verstapen (Holandë) Red Bull + 46”269
6) N. Hulkenberg (Gjermani) Renault + 1’25”713
7) S. Perez (Meksikë) Forca India + 1’32”062
8) E. Okon (Francë) Forca India + 1’38”911
9) F. Alonso (Spanjë) Mekklaren 1 xhiro
10) F. Masa (Brazil) Uilliams 1 xhiro
11) R. Grosjean (Francë) Has 1 xhiro
12) S. Vandorne (Belgjikë) Mekklaren 1 xhiro
13) K. Manjusen (Danimarkë) Has 1 xhiro
14) P. Verlein (Gjermani) Sauber 1 xhiro
15) B. Hartlej (Zelandë e Re) Toro Roso 1 xhiro
Renditja e përgjithshme përfundimtare e pilotëve:
1) L. Hemilton (Britani e Madhe) Mercedes 363 pikë
2) S. Fetel (Gjermani) Ferrari 317 pikë
3) V. Botas (Finlandë) Mercedes 305 pikë
4) K. Raikonen (Finlandë) Ferrari 205 pikë
5) D. Riçiardo (Australi) Red Bull 200 pikë
6) M. Verstapen (Holandë) Red Bull 168 pikë
7) S. Perez (Meksikë) Forca India 100 pikë
8) E. Okon (Francë) Forca India 87 pikë
9) K. Sainz Junior (Spanjë) Toro Roso / Renault 54 pikë
10) F. Masa (Brazil) Uilliams 43 pikë
11) N. Hulkenberg (Gjermani) Renault 43 pikë
12) L. Stroll (Kanada) Uilliams 40 pikë
13) R. Groszhon (Francë) Has 28 pikë
14) K. Magnusen (Danimarkë) Has 19 pikë
15) F. Alonso (Spanjë) Mekklaren 17 pikë
16) S. Vandorn (Belgjikë) Mekklaren 15 pikë
17) Xh. Palmer (Britani e Madhe) Reno 8 pikë
18) P. Verlein (Gjermani) Sauber 5 pikë
19) D. Kviat (Rusi) Toro Roso 5 pikë
Renditja e përgjithshme përfundimtare e kompanive të makinave:
1) Mercedes 668 pikë
2) Ferrari 522 pikë
3) Red Bull 368 pikë
4) Forca India 187 pikë
5) Uilliams 83 pikë
6) Renault 57 pikë
7) Toro Roso 53 pikë
8) Has 47 pikë
9) Mekklaren 30 pikë
10) Sauber 5 pikë