Ljuis Hemilton triumfin, shpallet “kampion i botës” në Formula 1

Share Button

Formula-1-flamuri

Gjergj Vyshka 24.11.2014 09:45

Rozberg hedh pas krahëve konfliktet dhe i jep dorën fituesit të vitit 2014 në garën me makina. Vitin e ardhshëm priten ndryshime jo vetëm në makina e pilot, por edhe në rregulloren e aktivitetit. Ljuis Hemilton është “kampioni i ri i botës” në Formula 1. Për herë të dytë në karrierën e tij, pas suksesit të vitit 2008, sërish i kurorëzuar “kampion” i Formula 1 në garën e fundit. Vetëm se këtë herë në mënyrë të padiskutueshme, duke e mbyllur kampionatin ashtu dhe siç i takon një kampioni, teksa e ka prerë i pari vijën e finishit.

Në Çmimin e Madh të Abu Dabit, triumfoi pikërisht ai, duke mos i dhënë asnjë alibi rivalit të tij Niko Rozberg, që u mund nga kryesuesi i botërorit që në nisje. Hemilton e parakaloi për të mos e kthyer më kokën pas, por për të parë vetëm përpara drejt titullit të tij Botëror. Gara e Rozbergut u komplikua gjithmonë e më tepër, ndërsa gjermani pati madje dhe probleme me makinën e tij. Por gjithsesi kjo s’mund të shërbejë si justifikim, sepse në duelin për kreun u pa qartë që britaniku qëndronte më lartë. Kalimi i tij mbi vijën e finishit erdhi madje një xhiro avancë ndaj Rozberg, që pavarësisht problemeve vendosi ta mbyllë garën në vendin e 14-të.

Në bokse madje hodhi pas krahëve dhe çdo konflikt gjatë këtij sezoni duke vajtur e përgëzuar kolegun e tij te “Mercedes”-i. Për Hemiltonin, ndërkohë ky ishte suksesi i 11-të sezonal, që u kurorëzua në mënyrën më të bukur të mundshme. Një mbyllje të jashtëzakonshme i bënë sezoni dhe dy makinat “Uilliams”, ato të Masës e Botasit, që u renditën përkatësisht në vendin e 2-të dhe 3-të, duke u ngjitur të dyja në podium për herë të parë në këtë sezon. Nuk shkëlqyen ndërkohë Vetel dhe Alonso, që kishin garën e fundit me skuadrat e tyre.

Gjermani, që vitin e ardhshëm do të garojë me “Ferrari”-n, u pozicionua i teti ndërkohë që spanjolli, që firmosi me “Meklaren”-in, u rendit i nënti para shokut të tij të skuadrës, Kimi Raikonen. Sa i përket pozicioneve të tjera, i katërti në finish mbërriti Riçiardo, i pasuar nga Batoni, Hulkenbergu dhe Perezi. Me suksesin e Hemilton mbyllet një 2014 e dominuar nga britaniku dhe skuadra e “Mercedes”-it, ndërsa vitin e ardhshëm ndryshime të mëdha priten tashmë në skuadra, por dhe rregullore.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh