AlbanianSport.com 13/11/2021 16:40
ASNN – Piloti britanik i “Mercedes”-it është skualifikuar dhe në garën e së shtunës, atë të “Sprintit” dhe do të nisë atë në vendin e fundit. Kështu, Ljuis Hemilton do të nisë nga vendi i fundit në radhë garën kualifikuese për Çmimin e Madh të Brazilit, që është gara e 19-të i këtij sezoni të Formulës 1.
Piloti britanik, i cili përfundoi nën hetim mbrëmjen e së premtes për një parregullsi të sistemit “DRS”, në fakt u skualifikua nga Gara “Sprint”, që do të nisë në orën 20:30 të ditës së sotme, e shtunë 13 nëntor, e vlefshme për përcaktimin e renditjes së garës së madhe të së dielës.
Shkelja e konstatuar ka të bëjë me pozicionin e elementit të krahut me DRS të hapur dhe shkel nenin 3.6.3 të rregullores teknike të Federatës Ndërkombëtare të Automobilizimit (FIA). Nga ana tjetër, ka ardhur edhe një ndëshkim prej 50 mijë Eurosh për Maks Verstapen, i cili nga ana e tij është bashkëfajtor në shkeljen e rregullores.
Piloti holandez i “Red Bull”-it, në fakt, preku krahun e pasëm të “Mercedes”-it, në kundërshtim me nenin 2.5.1 të rregulloreve sportive.