Liverpuli & Sevilja, sonte për kurorën e vogël të Evropës, direkt në RTSH (20:45)

Share Button

Liga-e-Evropes-finalja-2016-tabela

AlbanianSport.com 18.05.2016 13:45

ASNN – Liverpuli dhe Sevilja do të përballen sonte me njëra-tjetrën në finalen e madhe për trofeun e dytë të futbollit kontinental të klubeve, Ligën e Evropës. Kjo finale, që do të zhvillohet sonte në stadiumin e Bazelit dhe do të nisë në orën 20:45, do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.

I gjithë kontinenti i vjetër do t’i ketë sonte sytë drejt Bazelit në Zvicër, në Stadiumin “Sent Jakob-Park”, aty ku veprimtaria e dytë e klubeve të kontinentit, Liga e Evropës, luan sonte aktin final të këtij sezoni. Fituesja në fuqi, Sevilja, do të kërkojë kërkojë mbrojtjen e trofeut, ndërsa Liverpuli kthimin e lavdisë.

Jurgen Klopi po e shijon jetën e re te Liverpuli që kur ka marrë drejtimin e ekipit para shtatë muajve, por ai do të ketë një vend të veçantë në zemrat e tifozëve anglezë, nëse ia del të mposhtë skuadrën e Seviljës në finalen e Ligës së Evropës. Kjo finale, që do të zhvillohet sonte në stadiumin e Bazelit dhe do të nisë në orën 20:45, do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.

Klopi do t’i sillte Liverpulit trofeun e parë evropian, që prej përmbysjes së famshme kundër Milanit në finalen e Ligës së Kampioneve të vitit 2005, të zhvilluar në Stamboll. Sevilja, që është fituese në fuqi e Ligës së Evropës, padyshim se do të jetë kundërshtare ndryshe krahasuar me skuadrat tjera që ka eliminuar Liverpuli rrugës për në finale.

Klopi do të jetë kundër trajnerit Unai Emeri, ekipi i të cilit ka triumfuar në këtë garë në dy edicionet e fundit dhe po synon trofeun e tretë rresht. Në të vërtetë, Sevilja mban rekordin sa i përket trofeut të kësaj gare, pasi në dhjetëvjeçarin e fundit e ka fituar plot katër herë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh