AlbanianSport.com 19/04/2020 18:35
ASNN – Futbolli është një nga sportet që është prekur më tepër nga kriza e koronavirusit dhe kjo pritet të ndikojë mjaft edhe në merkaton e lojtarëve, natyrisht, kurdo që ajo të fillojë, teksa vera pritet të jetë e mbushur me ndeshje dhe, sipas gjasave, kjo merkato mund të jetë e shkurtër dhe të mbyllet ne fund të shtatorit. Natyrisht, ajo pritet të sfidojë edhe çmimet shpesh të pazakonta që paguhen për futbollistët, pasi klubet janë dëmtuar nga kjo krizë dhe do të mundohen të përmirësojnë sadopak bilancet financiare duke shitur lojtarë.
Kështu po ndodh edhe me kampionen në fuqi të Evropës, Liverpulin, dhe sipas revistës britanike, “Football Insider” drejtuesit e këtij klubi kanë vendosur ta ulin dukshëm çmimin e Xherdan Shaqirit, në mënyrë që ta arrijnë ta shesin shqiptarin e përfaqësuesin zvicerane gjatë merkatos së verës. Përgjatë dy viveve në “Enfilld”, mesfushori i lrahut nga Gjilani nuk ia ka dalë të zërë vendin e titullarin në skuadrën e trajnerit Jurgen Klop, pasi ka luajtur vetëm 256 minuta futboll këtë sezon. 28-vjeçari ka luajtur vetëm dy ndeshje si titullar për skuadrën e Klopit këtë sezon.
Në fakt, para se ky sezon të pezullohej përkohësisht për shkak të koronavirusit, Shaqiri kishte hasur në vështirësi të mëdha për shkak të dëmtimeve të njëpasnjëshme. Ai gjithashtu ka luajtur për vetëm disa minuta në Ligën e Kampioneve, ndërsa, së fundmi, u raportua se Liverpuli i ka kërkuar Shaqirit të gjejë një klub të ri për t’u transferuar sapo të hapet merkatoja e verës. Ndërkaq, sipas të përditshmes katalane “Sport”, klubi anglez kërkon 30 milionë Euro për Shaqirin.
Siç dihet, një numër klubesh janë të interesuara për t’i ofruar futbollistët një sfidë të re në karrierën e tij. Gazeta spanjolle sugjeron se Sevilja, Roma dhe CSKA-ja e Moskës janë të gjitha të interesuara për futbollistin shtatshkurtër. Më tej “Sport” thekson se Sevilja shpreson që Liverpuli do ta ulë çmimin që kërkon për shitjen e futbollistit. E kjo gjë tani duket se është bërë realitet, pasi ”Football Insider” raporton se një zëdhënës i klubit i ka thënë se Shaqirit do t’i ulet dukshëm çmimit, pasi që drejtuesit besojnë se do të jetë e pamundur që ai të shitet me çmimin e caktuar më parë.