Liverpuli gabon me Shaqirin dhe “digjet” në Beograd nga Cërvena Zvezda

Share Button

AlbanianSport.com 07/01/2018 14:35

ASNN – Padyshim, grupi C ishte ai që prodhoi më shumë surpriza. Dhe surpriza më e madhe ndodhi në Beograd, ku Cërvena Zvezda (Ylli i Kuq), mposhti Liverpulin e madh 2-0. Ishte një disfatë e paparashikuar për skuadrën e trajnerit Jurgen Klop, e cila, me sa duket, e kishte nënvlerësuar kundërshtarin. Në këtë ndeshje ndikoi edhe lënia jashtë skuadrës e shqiptarit Xherdan Shaqiri, lëvizje që shkaktoi mjaft polemikë në shtypin sportive anglez, gjerman dhe zviceran, pasi vendimi i Jurgen Klopit u quaj politik.

Kjo humbje mban në vend-numëro Liverpulin me 6 pikë, por me një kalendar të vështirë. Në të njëjtin grup, Napoli u përball në “San Paolo” me Paris SG-në, një ndeshje e mbyllur në barazim 1-1. Në fillim shënuan francezët, por Insinje me 11-metërsh barazoi shifrat, duke bërë që të dyja skuadrat të merrnin nga një pikë. Tashmë, grupi C është i ndërlikuar në renditje, pasi diferencat e skuadrave janë me vetëm një pikë.

Liverpuli e Napoli janë në krye me 6 pikë, kurse Paris SG-ja ka 5 pikë e serbët e Cërvena Zvezdës kanë 4 pikë, duke u rifutur në valle. Në lidhje me kalendarin mund të thuhet se vendimtare do të jenë ndeshjet direkte, ku Liverpuli pret brenda Napolin, por ka një duel jashtë fushës së vet me Paris SG. Teorikisht, Napoli dhe francezët e PSG-së kanë më shumë shanse kualifikimi, sepse kanë dhe nga një duel ndaj Cërvena Zvezdës që cilësohet më e lehtë, në letër.

Për më tepër që Napoli e pret në fushën e vet ekipin serb. Sidoqoftë, kualifikimi në këtë grup është bërë një rebus i vërtetë.

 

Grupi C

 

Renditja

Nr.       Skuadra                     Pikë

  1. Liverpuli                     6
  2. Napoli                        6
  3. Paris SG                    5
  4. Crvena Zvezda         4

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh