AlbanianSport.com 16.05.2015 07:55
ASNN – Fatmire Bajramaj, e njohur me nofkën “Lira” i ka zhgënjyer dje gjermanët me vendimin e saj. Futbollistja nga Gurrakoci i Istogut ka vendosur që këtë vit mos të luajë më futboll, pasi ka mbetur shtatzënë.
Kështu ajo e ka refuzuar ftesën e Gjermanisë për Kampionatin Botëror të Femrave, që do të luhet në verë në Kanada. Ky lajm ka qenë i papritur për gjermanët, pasi “Lira” është një nga futbollistet më të mira të kombëtares gjermane.
Mediat gjermane e kanë quajtur si shqetësuese mungesën e saj në Botëror, pasi përvoja dhe cilësitë e Bajrmanajt e bënin Gjermaninë si një nga përfaqësueset favorite për të fituar këtë garë.