Ligji për Sportin, ripërkufizohen klubet, objektet sportive dhe financimi

Share Button

Gjergj Vyshka 10.02.2017 15:25

Ligji i ri i sportit bën përcaktimin e statusit juridik të klubeve sportive, i cili do t’i japë status ligjor klubeve sportive aktuale, si dhe përfshirjen e llojit të klubeve shumësportësh, pasi në ligjin aktual mungon. E klubet kanë afat gjashtë muaj për ndryshimin e statusit të tyre aktual, sipas nenit 20. Gjithashtu përcakton përkufizimin e ri të nenit 31 “mbi objektet sportive”, me qëllim moslejimin e ndryshimit të destinacionit të objekteve dhe terreneve sportive nga privatizimi apo dhënia me koncesion i tyre.

Pra të jetë gjithçka në funksion të sportit. Edhe kur të ndërtohen të reja të jenë me kërkesa e standarde ndërkombëtare. Ndërkohë janë të detyrueshme sigurimet shëndetësore për sportistët pjesëmarrës në veprimtaritë sportive. Jo vetëm kaq, por caktohet si detyrim i klubeve sportive për sportistët e tyre dhe federatave sportive për sportistët e ekipeve kombëtare. Madje parashikohet dhe përgjegjësia që organizatat sportive kanë për mbulimin e të gjitha shpenzimeve për rehabilitimin e sportistëve të dëmtuar gjatë veprimtarisë sportive, në rastet kur ata nuk janë siguruar më parë.

Për financimin, në nenin 12, shpjegohet mënyra e financimit dhe burimet financiare të Federatave sportive dhe Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar. Në këtë nen është parashikuar që delegimi i fondeve buxhetore të bëhet me udhëzimi të përbashkët të Ministrisë përgjegjëse për sportin dhe Ministrisë së Financave duke sjellë për herë të parë një ndryshim rrënjësor të sistemit financiar në sport, pasi organizatat sportive funksionojnë të pavarura dhe si të tilla dhe mbështeten me fondin grand në bazë të programit kalendarik të veprimtarive kombëtare dhe ndërkombëtare që ato miratojnë.

Madje është parashikuar që Ministria përgjegjëse për sportin kontrollon fondet shtetërore që këto organizata përfitojnë, si një e drejtë e institucionit që subvencionon të kontrollojë mënyrën e përdorimi dhe efikasitetin e fondeve te dhëna. Jo vetëm kaq, por lirohen dhe nga detyrimet doganore për materialet sportive, kurse për klubet, apo Federatat janë të parashikuara në ligji përfitimi nga burime dytësore, nga reklamat dhe sponsorizimet, e drejta televizive dhe gjithçka tjetër.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh