Gjergj Vyshka 10.02.2017 17:05
Federata Shqiptare e Basketbollit dje e ka shpërndarë përmes postës së saj elektronike ligjin e ri të sportit dhe relacionin e ministres Nikolla për anëtarët e saj. Madje u është kërkuar shoqatave dhe klubeve që të shprehen deri më 13 shkurt për propozimet e reja për këtë ligj si një nevojë e një pavarësie më të madhe për sportin në vend.
Jo vetëm kaq, por dhe presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari, u ka kërkuar klubeve që të japin mendimet e tyre. “Është shumë e rëndësishme që të lexoni dhe të jepni mendimet për këtë ligj të rëndësishëm të sportit”, ka qenë ftesa e Ponarit për anëtarët e Federatës Shqiptare të Basketbollit.
Sepse, sipas burimeve të sigurta, mbi bazën e propozimeve të klubeve më 18 shkurt 2017 do të bëhet dhe një dëgjesë për të mirën e këtij ligji ndoshta të përmirësuar. Ndërkohë, të tjerët do t’i bëjnë vetë propozimet sipas interesave të tyre e ndoshta jo të komunitetit.