Gjergj Vyshka 20.09.2016 18:00
Artan Shytaj në mënyrë kategorike duhet hequr neni 31, sepse nuk mund t’i jepen objektet sportive pronarit. “Ndryshimet më 2007-ën dhe 2008-ën u bën sepse klubi Partizani duhet ta përfitonte dikush pranë qeverisë Berisha dhe nga fusha futbolli e ktheu në Pallate”, – thotë ai.
“Mirëpo as Bashkitë e as Qeveria nuk mund të lejojë që objektet sportive të jepen me koncesion, apo të privatizohen, – ka shtuar specialisti. – Sepse është e sigurt që nuk do të ekzistojnë më.”
“Dhe ne do të vazhdojmë të rrudhim terrenet sportive, që në fakt i kemi me pikatore”, ka përfunduar Prof. Asc. Dr Artan Shytaj që ka hedhur dritë mbi Ligjin e Sportit dhe ndryshimet që pritet të diskutohen dhe miratohen në komisionet parlamentare dhe më pas në seancë plenare.