Gjergj Vyshka 16.09.2016 15:15
Tashmë në ndryshimet e reja në Ligjin e Sportit janë të përcaktuara edhe rritja e edukimit fizik si orë mësimi, i cili nis nga Arsimit Parauniversitar e deri tek më i larti me 3 orë në javë. Ja se çfarë thuhet në projektligjin e ri: “Në nenin 3 të projektligjit propozohet të ndryshohet neni 6 i ligjit në fuqi duke përcaktuar më qartë pozicionin e lëndës së edukimit fizik, si dhe organizimin e sportit shkollor në sistemin arsimor parauniversitar dhe universitar, përcaktim i cili mungon në ligjin aktual.”
“Në këtë nen është përcaktuar ngarkesa minimale e edukimit fizik në kurrikulën bërthamë, 3 orë mësimore në javë për klasat 1-12, – vijon projektligji. – Përjashtimet nga ky rregull përcaktohen nga ministri përgjegjës për arsimin, ndërsa për arsimin profesional parauniversitar nga ministri përgjegjës për arsimin dhe ministri përgjegjës për arsimin profesional.”
“Gjithashtu, në këtë nen është parashikuar që, përveç disiplinës mësimore të përfshirë si pjesë të kurrikulës, institucionet arsimore parauniversitare dhe universitare kanë të drejtën të themelojnë shoqatat sportive shkollore dhe shoqatat sportive universitare, që mund të jenë të një sporti ose shumësportesh, të cilat do të organizojnë veprimtarinë sportive (pa cenuar procesin mësimor) të institucionit”, – nënvizon projektligji.
“Veprimtaria e tyre do të koordinohet sipas përkatësisë nga federata të sportit shkollor dhe sportit universitar”, – përfundon ai. Në këto kushte duket se shkohet drejt një zyrtarizimi për krijimin e Federatës së Sportit Shkollor dhe asaj Universitar. Ndonëse edhe më parë është thënë që ka dhe një Federatë të Sportit për të gjithë, e cila i përmbledh të gjitha. Por…