Ligji i ri i Sportit përsëri me arnime, por pa ndryshime krejt rrënjësore

Share Button

MAS-logo

Gjergj Vyshka 16.09.2016 07:55

Pas gati tre vjet e gjysmë qeverisje, tashmë është gati projektligji për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin e Sportit nr.9376, datë 21 prill 2015. Parë kështu edhe kjo qeveri po e mbyll mandatin e saj pa bërë një ndryshim rrënjësor në Ligjin e Sportit, që do të thotë se vlerëson institucionet, por ajo që mbetet e brishtë është figura e sportistit. Sepse së pari nuk është marrë parasysh vërejtja e federatave sportive që duhet të ketë një pension të veçantë për të gjithë ata sportistë që mbyllin karrierën, të cilët i kanë dhënë vlera Shqipërisë në arenën ndërkombëtare kur marrin medalje Evropiane, Botërore dhe Ballkanike.

Pra, parashikimi për t’i njohur vitet e sportit si vite pune. Përkundrazi për këtë të fundit, ndërsa ka shpërblime për tre vendet e para në Evropë, pesë vendet e para në botë dhe për tetë vendet e para në Olimpiadë (që do të thotë se në momentin që hyn në fuqi ky ligj duhet të përfitojë shpërblim jo vetëm Calja për të pestin në Rio, por dhe Veli për të tetin në Rio), apo dhe vendin e parë në Mesdhe, duket si një fitore e zakonshme për të mos thënë e rëndomtë. Pa thënë që ashtu sikurse studimet me plan individual dhe pa konkurs duhet parashikuar dhe gjetja e një vendi pune që të mos lihet gjithçka në dorën e ministrit, apo dhe dëshirës së kryeministrit.

Të ishte taksative. Ndonëse qeveria qendrore dhe vendore siguron mbështetjen, trajtimin, shpërblimin dhe integrimin në sistemin arsimor, social e profesional të këtyre sportistëve. Në fund të fundit duke mbetur gjithnjë tek thënia “sportisti është ambasadori më i mirë një vendi”, atëherë i tillë duhet të ishte vlerësuar.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh