Gjergj Vyshka 16.09.2016 18:55
Që në fillim është në ligj është hequr “Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sportit”, e cila ka qenë përgjegjëse për sportin deri më 2013-ën dhe është vendosur “Ministria e Arsimit dhe Sportit”. Po është kështu është bërë përkufizimi i statusit të sportistit të nivelit të lartë, përkufizimit të terreneve sportive, ambienteve sportive, instruktorit dhe trajnerit. Për Federatat është shtuar mundësia e sponsorizimit, të cilat vijnë për Federatat dhe që do të përjashtohen nga detyrimet doganore, deri më tani një numër institucionesh kanë vuajtur për t’i zhdoganuar materialet e tyre sportive që vinin nga institucionet ndërkombëtare, një ndryshim që është propozuar nga Federatat Sportive. Sakaq Ministria e Arsimit dhe Sportit është përgjegjëse për kontrollin e “grant”-it që jep për Federatat Sportive dhe KOKSH, ndërsa miraton dhe ndryshimet në statut. Jo vetëm kaq, por për KOKSH duhen 60 ditë për miratimin e këtyre ndryshimeve, ndërsa është parashikuar që anëtarët e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv të zgjidhen nga salla. Madje kanë të drejtën e shkarkimit të tyre në Asamble, sipas nenit 13. Për anëtarësimet e reja në nenin 7 është bërë dhe një shtesë kur i kërkohet Federatave që ta marrin në shqyrtim që në mbledhjen e parë, ndërsa ata që kanë kërkuar anëtarësimin kanë të drejtën e ankimit në Arbitrazhin Sportiv. Një Federatë Sportive mund dhe duhet të jetë për njerëzit me aftësi të kufizuara. Sa për emërimin e Federatës Sportive gjithçka bëhet dhe me konsultim me KOKSH, sipas nenit 10, dhe më pas jepet vendimi brenda pesëmbëdhjetë ditësh. “Në këtë nen janë saktësuar rastet kur ministria përgjegjëse për sportin i revokon një organizate sportive emërtimin “Federatë shqiptare”, duke kërkuar edhe nga gjykata kompetente heqjen e emërtimit “Federatë shqiptare”, thuhet në relacion. Në nenin 11 të projektligjit propozohet ndryshimi i nenit 16 të ligjit në fuqi, duke pësuar një riorganizim dhe mirë përcaktim në lidhje me financimin e federative shqiptare nga shteti dhe fondet e dhëna në formë grandi të parashikuara në buxhetin e shtetit dhe nga burime të tjera, si dhe vihet në dukje fakti që akordimi i fondeve buxhetore bëhet nëpërmjet autorizimit të përbashkët të ministrisë përgjegjëse për sportin dhe Ministrisë së Financave. Në nenin 12 të projektligjit propozohet ndryshimi i nenit 19 të ligjit në fuqi, duke përcaktuar formën dhe personalitetin juridik që do të kenë klubet sportive 4 “publike” aktuale të një sporti apo të shumë sporteve, si dhe afatin kohor prej 6 muajsh për plotësimin e procedurave të transformimit të tyre (klubeve aktuale) në njërën nga format e parashikuara sipas legjislacionit dhe kuadrit ligjor në fuqi për tregtarët dhe shoqëritë tregtare ose për organizatat jofitimprurëse. Gjithashtu përcaktohet e drejta që kanë institucionet shtetërore të krijojnë klube sportive të një ose shumë sporteve, (me personalitet juridik). Në nenin 15 të projektligjit propozohet që në kreun VIII, pas nenit 31 të shtohet neni 31/1, për të penguar ndryshimin e destinacionit të objekteve sportive. Në nenin 16 të projektligjit propozohet ndryshimi i nenit 37, duke parashikuar krijimin e Fondit Kombëtar të Zhvillimit të Sportit nga të ardhurat që sigurohen nga lotaritë sportive, sipas kuadrit ligjor në fuqi “Për lojërat e fatit”, përdorimi i të cilit do të bëhet me urdhër të ministrit përgjegjës për sportin, sipas udhëzimit të nxjerrë prej tij në zbatim të këtij ligji.