Liga Mbarëkombëtare, Duka & Ademi, “pro”, por topin e ka… politika!

Share Button

AlbanianSport.com 15/02/2019 17:10

ASNN – Shqipëria dhe Kosova janë një, edhe pse të ndarë në dy shtete aktualisht. Megjithatë, mungesa e një kohezioni politik, që lidhet me konjukturën ndërkombëtare politike e gjeopolitike, nuk lejon një bashkim të mirëfilltë politik dhe për rrjedhojë as bashkim të sportit kombëtar. Megjithatë, në projekt ekziston mundësia e krijimit të një lige mbarëkombëtare, me pjesëmarrjen e skuadrave më të mira, gjë që do të çonte në rritjen e cilësisë sportive në fushë, rritjen e nivelit të kampionatit dhe konkurrimin e tij më efikas në rang ndërkombëtar.

Në kushtet e zhvillimeve të fundit politike, pra pas arritjes së një marrëveshjeje Kosovë-Serbi nën moderimin e organizmave ndërkombëtare, mund të hapet rruga edhe për bashkimin e sportit e në veçanti të futbollit. Gazeta “Zëri” në Kosovë ka kontaktuar protagonistët në federatat shqiptare përkatëse në të dy anët e kufirit, ku ka marrë mendimin e kreut të FSHF-së, Armand Duka, dhe homologut të tij kosovar, Agim Ademi.

Të dy janë dakord për krijimin e një lige të përbashkët, por si Duka dhe Ademi topin e kanë hedhur tek politika. Sepse, sipas tyre, politika është përgjegjëse për jetën publike dhe bashkimin kombëtar në tërësi. Madje Duka ka bërë edhe një batutë të fortë, duke thënë se kjo mund të arrihet kur Ramush Haradinaj të bëhet kryeministër i përbashkët i shqiptarëve. “Kur të bëhet Ramush Haradinaj kryeministër i Kosovës dhe i Shqipërisë do të bashkohet edhe futbolli dhe do të krijojmë një ligë të përbashkët futbolli”, – tha ai. “Është ide e mirë, por gjithçka do të varet nga politika”, – përfundoi Duka. Kurse homologu i tij nga Kosova, Ademi, fare qartë u shpreh: “Është një çështje politike. Në momentin që ndodh bashkimi, krijimi i një lige të përbashkët ndodh për vetëm 5 minuta. Por, për sa kohë do të kemi shtete të ndara, atëherë do të mbetemi edhe me liga të ndara.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh