Liga e Evropës njeh 8 çerekfinalistet, “bien” Totenhemi & Gllasgou Rejnxhërs

Share Button

AlbanianSport.com 18/03/2021 23:55

ASNN – Luhen ndeshja e kthimit të turit të 16-shes, të premten hidhet shorti. Veprimtaria e dytë e klubeve të kontinentit, Liga e Evropës, është rikthyer të enjten me takimet e kthimit të turit të 16-shes. Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar ka sjellë drejtpërdrejt në RTSH 1, takimin më të spikatur Milan- Mançester Junajtid, që është fituar nga anglezët 1-0. Ndërsa në RTSH Sport, duke nisur nga ora 19:00, e deri në ora 23:00, kanë ardhur drejtpërdrejt të gjithë golat e mbrëmjes. Ajaksi dhe Vijareali ia kanë dalë që fitores së arritur në ndeshjen e parë, përkatësisht 3-0 në shtëpi dhe 2-0 në fushë të huaj, duke fituar edhe në ndeshjet e kthimit e duke siguruar çerekfinalet.

Holandezët kanë fituar 2-0 në Zvicër ndaj Jang Bojs të Bernës, ndërsa me të njëjtat shifra kanë ngadhënjyer edhe spanjollët në shtëpi ndaj Dinamos së Kievit. Granada është mundur 1-2 në Norvegji përballë Moldes, por kualifikohet për në çerekfinale falë fitores 2-0 të korrur në ndeshjen e parë, ashtu sikundër është kualifikuar për më tej edhe Arsenali, pavarësisht se është mundur minimalisht në shtëpi përballë Olimpiakosit. Anglezët vijojnë për më tej falë fitores 3-1 të arritur në Greqi në ndeshjen e parë. Ndërkaq, edhe pse e kishte fituar ndeshjen e parë në fushën e vet, me shifrat 3-0, Roma ka vijuar të fitojë edhe Ukrainë 2-1 përballë Shahtjorit të Donjeckut dhe duke u kualifikuar bindshëm për në çerekfinale.

Aty ku do të mungojë Totenhemi, pasi skuadra e drejtuar nga trajneri Zhoze Murinjo nuk ia ka dalë të mbrojë atë fitore 2-0 të arritur në fushën e vet, duke u mundur 0-3 në Kroaci përballë Dinamos së Zagrebit. Fati i këtij takimi u vendos në dy kohët shtesë nga 15 minuta secila, pasi koha e rregullt u mbyll me fitoren 2-0 të kroatëve, të cilën gjetë edhe golin e 3-të në minutën e 106-të.  Të papriturën tjetër të mbrëmjes e ka dhuruar Sllavia e Pragës, e cila ka kapërcyer atë barazim 1-1 në shtëpi, por duke u kualifikuar pasi ka fituar 2-0 në Skoci ndaj Gllasgou Rejnxhërs, aty ku golin e parë të çekëve e ka shënuar ish-futbollisti i Skënderbeut, Olajinka.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh