AlbanianSport.com 15.09.2015 17:35
ASNN – Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar është konfirmuar edhe një herë si shtëpia e evenimenteve madhore sportive, sepse ka siguruar të drejtën e transmetimit të një ndeshjeje, si dhe të përmbledhjes së golave përgjatë 3 sezoneve të ardhshme të Ligës së Evropës. Gjithçka do të nisë të enjten në Stadiumin “Elbasan Arena” me sfidën midis Skënderbeut dhe Beshiktashit, një sfidë kjo historike që sheh një skuadër shqiptare të marrë pjesë për herë të parë në këtë fazë të një veprimtaria madhore evropiane të futbollit të klubeve.
Veprimtaria e dytë e klubeve të kontinentit, Liga e Evropës, do të rikthehet në ekranin e Radio-Televizionit Shqiptar, i cili ka siguruar të drejtën e transmetimit të një ndeshjeje, si dhe të përmbledhjes së golave përgjatë gjithë sezonit 2015-2016, por edhe për dy sezonet e tjera në vijim. Një gjë e tillë është konfirmuar zyrtarisht dje dhe evenimenti i rëndësishëm evropian tashmë do të jetë çdo të enjte në mbrëmje në ekranin tuaj publik me ndeshjet më interesante, fillimisht të fazës së grupeve, e më pas me ato të turit të 32-shes, atij të 16-shes, çerekfinaleve dhe gjysmëfinaleve, si dhe finales së madhe të majit të vitit të ardhshëm.
Padyshim që kampionia e Shqipërisë, Skënderbeum do pasqyrohet në çdo hap që do hedh në sfidat e grupit, por nuk do të mungojnë edhe ndeshjet e tjera. Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar ka bërë kështu një tjetër sakrificë për të siguruar ekskluzivitetin e transmetimit pa pagesë të një prej veprimtarive më të rëndësishme të futbollit evropian. Gjithçka do të nisë të enjten në Stadiumin “Elbasan Arena” me sfidën midis Skënderbeut dhe Beshiktashit, një sfidë kjo historike që sheh një skuadër shqiptare të marrë pjesë për herë të parë në këtë fazë të një veprimtaria madhore evropiane të futbollit të klubeve.