AlbanianSport.com 03.05.2016 10:10
ASNN – Leister Siti është kampion i Anglisë. Skuadra e qytetit të vogël anglez ka fituar për herë të parë në histori, titull e Premier Ligës. Shpirti i garës dhe sakrifica janë çelësi i suksesit të kësaj skuadre në realizimin e kësaj ëndrre. Leister Siti, ose triumfi brenda një sezoni të jashtëzakonshëm. Suksesi i Leister Sitit nën drejtimin e trajnerit Klaudio Ranieri do të hyjë në histori si një nga arritjet më të mëdha në sport, e sidomos në futbollin anglez.
Një qytet që po përjeton realizimin e një përralle. Xhejmi Vardi, me 22 golat e shënuar ishte frymëzuesi, shpirti dhe heroi i skuadrës drejt titullit “kampion”. Kjo që arriti skuadra e Ranierit, nuk është shkencë me raketa, por thjesht shpirt skuadre dhe sakrifica e mbi të gjitha realizimi me përpikëri i skemave të trajnerit. Pas barazimit 2-2 në ndeshjen e së hënës, Çellsi-Totenhem, ndërsa Leister festonte titullin “kampion”, ka ardhur edhe urimi i kreministrit britanik, David Kameron: “Komplimente për Leister Sitin!”
“Një titull “kampion” i jashtëzakonshëm dhe i merituar në Premier Ligë”, – shton kryeministri. Ndërsa trajneri Klaudio Ranieri në orët e vona të mbrëmjes është shprehur: “Jam i lumtur për tifozët, presidentin dhe gjithë komunitetin e Leister Sitit. Nuk e di kush është sekreti ynë por di të them se lojtarët kanë dhënë zemrën dhe shpirtin në fushë për këtë titull”. Por titulli “kampion” i Leisterit ka qenë një rrënim për kompanitë angleze. I kuotuar me koefiçientin 5,000 me 1 fitimi i titullit nga të ashtuquajturat “Dhelpra”, ka shkaktuar humbje të mëdha në kompanitë angleze të basteve.