AlbanianSport.com 07/12/2018 15:35
ASNN – Një nga mbrojtësit kryesorë të skuadrës kombëtare, Frederik Veseli, ka arritur akordin me drejtuesit e Empolit për të rinovuar kontratën edhe për 4 vjet të tjera. Dhe sipas kontratës së re ai do të qëndrojë me ekipin e tij në Serinë A deri në vitin 2022. Në fakt, lajmin e japin vetë mediat italiane, që u referohen burimeve nga klubi i Empolit.
Nuk bëhen të ditura kushtet e reja kontraktuale sa i takon aspektit financiar, por kjo zgjatje kontrate është dëshmi se Veseli pëlqehet, ai është një pikë e fortë e skuadrës dhe ka pasur përparim në paraqitjet e tij ndeshje pas ndeshjeje. Në radhët e Kombëtares, Veseli është parë të luajë sa në qendër ashtu dhe në krahë.
Duke rivalizuar me Mavrajn dhe Gjimshitin, por edhe me Hysajn, duke dëshmuar kështu se ka një kapacitet të madh dhe mund të jetë njëherësh “xholi” i skuadrës së Kristian Panuçit në repartin e mbrojtjes. Rinovimi me Empolin shënon një pikë kulminante të karrierës së tij, sepse luan rregullisht me ekipin në Serinë A, një nivel i lartë i futbollit evropian.