AlbanianSport.com 10.02.2015 09:25
ASNN – Ishte aktiv, ndonëse nuk doli fitues. Valdet Rama, mesfushori sulmues ikombëtares shqiptare, fitoi një 11-metërsh për ekipin e tij, 1860 Mynih, në Bundesligën e dytë gjermane, por kjo nuk mjaftoi pasi ndeshja përfundoi me humbje.
Rama luajti si titullar për 68 minuta në ndeshjen shtëpiake ndaj Hajdenhajmit. Në fakt, 1860 Mynihu kaloi në epërsi pikërisht me 11-metërshin e fituar nga Rama, dhe kthyer në gol nga Okoça.
Veçse, në pjesën e dytë, bavarezët nuk u mbajtën dot dhe pësuan dy gola. Me këtë disfatë, ekipi i Ramës është në vendin e tretë nga fundit në Bundesligën e dytë, në rrezik serioz për të rënë në kategorinë e tretë.