AlbanianSport.com 25/02/2021 17:55
ASNN – Mihneviç: “Ai është “Mesi” ynë, do të ndryshojmë prapë konfigurimin e lojës”. Ka mjaftuar vetëm një seancë stërvitore, që Ernest Muçi të tregojë cilësitë e tij me skuadrën e re, Legia e Varshavës. Të mërkurën, ish-sulmuesi bardheblu ka zhvilluar stërvitjen e parë në një realitet të ri, por pa u ndikuar aspak nga rrethanat, duke bërë atë që di të bëjë më mirë: të vallëzojë me topin dhe të shënojë.
E nuk kanë munguar elozhet dhe nga trajneri i skuadrës, Çesuaf Mihnieviç, i cili është shprehur shumë i kënaqur me atë që ka parë. “Sa i përket Mesit tonë, Ernest Muçi, ai është gati të luajë”, – ka deklaruar kreu i stolit të skuadrës së kryeqytetit polak, duke vijuar: “Ka lëvizshmëri, e sheh shumë mirë fushën, përpiqet të kalojë vertikalizojë… Do të jetë një shtesë interesante për Bartek Kapustkan dhe Lukinjan.”
“Unë mendoj se do të duhet të ndryshojmë përsëri konfigurimin, në mënyrë që të gjithë ata që janë më krijuesit të mund të luajnë, sepse është turp të kesh një djalë të tillë në stol. Muçi është gati. Ju mund ta shihni se ai ka aftësi të mëdha. Liria, të kuptuarit e lojës, lëvizshmëria. Ai ishte kudo, duke ndihmuar kudo që ishte e mundur. Unë jam i kënaqur me të. Mes lojtarëve të rinj që u shfaqën në ndeshjen stërvitore, ai është më afër formës maksimale”, – ka përfituar trajneri i Legias së Varshavës, Çesuaf Mihnieviç.