Legjionarët / Tompson: Besart Berisha e meriton rekordin & vendin në histori

Share Button

AlbanianSport.com 02.03.2017 22:55

ASNN – Vetëm pak javë më parë, Besart Berisha theu dhe një rekord në futbollin e këtij vendi, si autor i më shumë golave në kampionatin australian. Rekordi i mëparshëm ishte 91 gola, por Berisha vijon të shënojë, duke tentuar të vendosë një rekord të ri më të thellë. Dhe ambicia e tij së afërmi është të kalojë shifrën e 100 golave në kampionatin e ligës së parë të Australisë, një shifër që është shumë afër dhe që kosovari mund ta thyejë brenda kësaj jave.

Ish-sulmuesi i skuadrës Mellbërn Viktori, Arçi Tompson, beson se sulmuesi kosovar Besart Berisha do t’i arrijë 100 gola në fundjavë. Rekordin e golave e theu në fillim të këtij viti, që e mbante pikërisht Thompson. “Shpresojë që ai të shënojë golin e 100-të, , ka thënë legjenda e skuadrës së Mellbërn Viktori, Tompson duke folur për faqen zyrtare në Internet ë kampionatit australian të futbollit,”a-league.com.au”.- Unë kam besim se ai do ta arrijë. Ai e meriton këtë.”

“Ai do ta arrijë këtë shifër, ashtu siç e arriti golin e 91-të, kur më theu rekordin prej 90 golave”, – ka shtuar australiani. Ish-sulmuesi i Shqipërisë golin e 98-të në futbollin australian e arriti fundjavën e shkuar kur shënoi një gol në fitoren kundër Adelajde Junajtid, me rezultatin 2i1. Këtë edicion, në 21 ndeshje, ai ka shënuar 17 gola dhe ka kontribuar me një pasim për gol. Në kampionatin e Australisë, Besart Berisha është që nga viti 2011, ku fillimisht ishte pjesë e Brisbejne Roar.

Në Australi është shpallur 3 herë “kampion”. Së fundmi, lojtari ka zgjedhur të përfaqësohet me fanellën e kombëtares së Kosovës, ndërsa me Shqipërinë ka luajtur para disa vitesh. Mbetet, një enigmë e madhe pse ai hoqi dorë nga fanella kuqezi, por, nëse besojmë variantin e trajnerit Xhovani De Biazi, ishte që nuk ai gjeti kohë të vinte në Kombëtare sa herë është ftuar, duke u justifikuar me largësinë e madhe që kishte Australia me Shqipërinë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

AlbanianSport.com 15/03/2024 15:45 ASNN – Këtë fundjavë do të luhen ndeshjet e javës së 13-të të Kampionatit

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh