AlbanianSport.com 21/02/2022 20:15
ASNN – Jo vetëm lojtarët e konfirmuar tashmë në Kombëtaren e të rriturve, por edhe futbollistët e ekipeve zinxhir të moshave kuqezi kanë gjetur rrugën e rrjetës. Eljon Toçi dhe Asan Mata kanë qenë protagonistë në Itali duke spikatur me skuadrat e moshave.
Toçi, i cili është pjesë e Fiorentinës ka realizuar në barazimin 2-2 në ndeshjen ndaj Kaljarit, ndërsa Mata, shënoi golin e epërsisë në suksesin 2-1 të Sasuolos në fushë të huaj ndaj Xhenoas. Një lajm mjaft i mirë ky për të ardhmen e përfaqësueses kuqezi, teksa shumë lojtarë të tjerë shqiptarë, të cilët po tregojnë ditë pas dite talentin dhe cilësitë e tyre të mëdha në kampionatet elitë të Evropës.