AlbanianSport.com 12/04/2020 18:05
ASNN – Organizata Botërore e Shëndetësisë i kërkon Bjellorusisë të evitojë që të ndalohen manifestimet sportive që, ashtu si kampionati i futbollit, po vazhdojnë pa ndërprerje, me dyer të hapura. Apeli është bërë në Minsk nga mjeku Patrick O’Konor, që bën pjesë në “task-forcë” të OBSH-së dhe që kishte shkuar në Bjellorusi për të verifikuar situatën në ish-republikën sovjetike.
“Nga të dhënat që kemi në zotërim, – ka thënë ai, – është e qartë se këtu është një rritje e vazhdueshme e rasteve të pozitivitetit të të prekurve nga koronavirusi, që dyfishohen çdo dy-tre ditë.” Nga ky konstatim ka ardhur edhe apeli “për të rritur masat e sigurisë dhe izolimit” dhe, në veçanti “të pezullohen manifestimet në masë të madhe njerëzisht, si dhe ato sportive”.
Bjellorusia ka kampionatin e vetëm në Evropë që ende po luhet, edhe pse Elis Bakaj e Asdren Llullaku, dy shqiptarët që luajnë aty, kishin shprehur gjithnjë shqetësimin për administrimin e situatës nga presidenti Lukashenko. Ministri Bjellorus i Shëndetit, Vladimir Karanik, ka replikuar se “pezullimi i kampionateve nuk është një vendim që më takon”.