AlbanianSport.com 17/01/2024 17:30
ASNN – “Mullinjtë” e merkatos dimërore vazhdojnë “të bluajnë”emrat të ndryshëm lojtarësh dhe njëri tyre është edhe sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Armando Broja. Sipas asaj që raportojnë media të ndryshme britanike, skuadra e Çelsit është e gatshme ta lërë shtatlartin shqiptar të largohet. Pra, nëse vjen ndonjë ofertë e mirë, Broja mund të largohet në formë të përhershme.
Sipas tyre, sulmuesi shqiptar nuk ka arritur ende t’i bindë drejtuesit e klubit anglez dhe kjo ka ardhur për shkak të një dëmtimi afatgjatë e la për thuajse një vit jashtë fushave të blerta, si për ekipin londinez, ashtur edhe për përfaqësuesen kuqezi. E përditshmja e mirënjohur britanike, “The Guardian” ka raportuar se Broja sipas të gjitha gjasave do t’i bashkohet skuadrës së Vulverhamptonit.
Kjo e fundit mësohet të ketë bërë ofertë zyrtare për huazimin e Brojës me detyrim të blerjes së tij në verë. Ndërkohë, interesim për sulmuesin e ri ka shfaqur edhe nga Fulhami dhe Uest Hem Junajtid. Në 17 ndeshje të luajtura këtë edicion, Broja ka shënuar dy gola dhe ka bërë dhënë pasimin e fundit edhe për një tjetër në të gjitha veprimtaritë.
22-vjeçari ka kontratë me Çelsin deri në vitin 2028, ndërsa kartoni i tij vlerësohet midis 20 dhe 30 milionë Euro.