AlbanianSport.com 13.08.2015 13:30
ASNN – Shkëlzen Gashi më në fund rikthehet te goli me Bazelin, pasi ka shënuar në ndeshjen e fituar 3-1 kundër FC Thun në kampionat. Gashi realizoi golin e tretë për vendasit, pasi hyri në lojë si zëvendësues në minutën e 74-t.
Pas 5 minutash nga hyrja e tij në lojë, Bazel fiton një 11-metërsh që merr përsipër ta ekzekutojë Gashi, i cili fillimisht gabon, por pas tentativës së parë të ndalur nga portieri, arrin ta shtyjë topin në rrjetë.
Ai i ka dhuruar kështu golin e qetësisë skuadrës së tij, 10 minuta para përfundimit të takimit. Ndeshje pozitive për sulmuesin e Kombëtares shqiptare që më në fund rikthehet te goli pas disa ndeshjes pa shënuar.
Për Gashin ky ishte goli i dytë i shënuar në këtë kampionat. Kjo fitore e mban Bazelin në vendin e parë me pikë të plota pas 5 javësh kampionat