AlbanianSport.com 09.04.2015 09:35
ASNN – Tjetër dygolësh i sulmuesit që çon Bazelin në finalen e Kupës. Me pak fjalë, Shkëlzen Gashi nuk di të ndalet.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare kthehet në fushë me dy gola të tjerë vetëm katër ditë pas atyre të shënuar në kampionat.
Gashi i dhuroi Bazelit vendin finalen e Kupës së Zvicrës, duke gjetur dy herë rrugën e rrjetës në përballjen me St. Galenit.
Sulmuesi realizoi golin e epërsisë në minutën e 14-të, dhe të tretin në minutën e 60-të të ndeshjes.
Pas këtij suksesi, Shkëlzen Gashi forcon pozitat e tij si golashënuesi më i mirë i sezonit me 24 gola mes Superligës dhe Kupës në Zvicër.