AlbanianSport.com 04.12.2014 18:45
ASNN – Futbollistët e Kombëtares kanë qenë protagonistë edhe gjatë takimeve të djeshme. Hamdi Salihi ka shënuar golin e dytë në fitoren3-1 të Hapoel Akos në fushën e Hapoel Tel Avivit.
Ky është goli i pestë në këtë kampionat për Salihin. Është rikthyer te goli edhe Armando Sadiku që qëndroi për shumë muaj larg fushave për shkak të dëmtimit. Sulmuesi i Zyrihut ka qenë shënues në fitoren 5-0 në takimin e Kupës së Zvicrës me Shamin.
Në kampionatin grek, një tjetër kuqezi, Ergys Kaçe, ka dhënë pasimin për golin e dytë që vendosi fitoren 2-1 të skuadrës së tij, PAOK-ut në fushën e Olimpiakosit. PAOK kryeson renditjen.