AlbanianSport.com 14.08.2015 18:55
ASNN – Armando Sadiku shënon gol në Superligën e Zvicrës, por skuadra e tij, FC Zyrihu pëson humbje. Ai tregoi se gëzon formë të mirë në Superligën e Zvicrës, duke shënuar gol në ndeshjen e javës së 5-të.
Sulmuesi, i cili është pjesë e kombëtares së Shqipërisë, realizoi për FC Zyrihun në përballjen në fushën e Sionit, gol që siguroi barazimin e përkohshëm 1-1, por nuk mundi ta shmangte humbjen e Zyrihut.
Skuadra e Sadikut u mund me rezultatin 1-3, por për tifozët shqiptarë e rëndësishme është që sulmuesi gjeti rrugën e rrjetës. Në këtë përballje, për FC Zyrihun luajti edhe lojtari tjetër i Kombëtares, mesfushori Burim Kukeli që u ndëshkua me karton të verdhë.