AlbanianSport.com 01.08.2015 17:05
ASNN – Disa ditë më parë, drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare, u shpreh se e ardhmja e Lorik Canës do të mësohej shumë shpejt, por në klubin bardhekaltër nuk ka ende një komunikatë zyrtare.
Skuadra romane është nisur drejt Kinës ku do të përgatisë finalen e Superkupës, por në
avion me grupin nuk ishte i pranishëm mbrojtësi shqiptar që nuk ka zhvilluar asnjë ditë stërvitje me grupin.
Kapiteni kuqezi kërkoi disa ditë kohë për të qartësuar destinacionin e ardhshëm që me shumë mundësi do të jetë Katari. Faqja e specializuar “lalaziosiamonoi” vazhdon të këmbëngulë se pista më e mundshme për Canën është klubi i El Xhaish.
Trajneri Sabri Lamushi dëshiron që Cana të jetë me çdo kusht pjesë e skuadrës së tij dhe ai e njeh mjaft mirë kapitenin kuqezi, kur të dy ishin pjesë e Olimpikut të Marsejës në Francë.