AlbanianSport.com 20/03/2022 15:10
ASNN – Nga e hëna e kësaj jave nis zyrtarisht grumbullimi i Kombëtares shqiptare në kuadër të dy ndeshjeve miqësore të muajit mars ndaj Spanjës (26 mars) dhe Gjeorgjisë (29 mars), teksa trajneri Reja ka bërë publike prej ditës së shtunë edhe listën me 26 lojtarët e grumbulluar për këto dy sfida.
Një pjesë e kuqezinjve kanë qenë pjesë e skuadrave të tyre deri mbrëmjen e kaluar, duke dhënë kontributin e tyre në ndeshjet respektive. Qazim Laçi reagoi menjëherë pas ftesës së mbërritur nga trajneri Reja për të qenë pjesë e Kombëtares në këto dy miqësore, teksa pasditen e së shtunës i ka dërguar një falenderim të veçantë trajnerit kuqezi.
Laçi arriti të zhbllokohet pas disa muajsh që nuk shënonte, ndërsa arriti të realizonte nga jashtë zone një gol spektakolar që habiti jo vetëm tifozët, por edhe shokët e tij të skuadrës. Mesfushori shqiptar u vlerësua nga faqet e specializuara për statistika në Internet, si një nga futbollistët më të mirë në radhët e skuadrës franceze, Ajaço.