Adriatik Balla 19.05.2015 07:55
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, po mbyll një sezon fantastik në Serinë A me skuadrën e Empolit, duke qenë madje një nga lojtarët më të mirë të këtij edicioni në kampionatin italian, sidomos referuar numrit të lartë të pasimeve.
Së fundmi ai ka marrë vlerësime nga presidenti i klubit të Empolit, Fabricio Korsi, i cili ka thënë se Hysaj është përmirësuar shumë dhe ka oferta nga shumë klube brenda e jashtë Italisë.
“Elseid Hysaj është një zbulim i këndshëm dhe është përmirësuar vitet e fundit. Ai është një futbollist i rëndësishëm dhe mund të ketë kërkesa edhe jashtë Italisë”, – u shpreh presidenti i Empolit për “Radio Olympia”.
Paraqitjet e mira për Empolin, por edhe me fanellën e Kombëtares kuqezi në Eliminatoret e Evropianit 2016, kanë bërë që Hysaj të ketë edhe vëmendjen e bashkatdhetarit të tij, tashmë drejtor sportiv tek Lacio, Igli Tares.