AlbanianSport.com 20.12.2015 18:55
ASNN – Fanol Përdedaj ka shënuar gol në Bundesligën e 2-të gjermane, ku lojtari i Kosovës po kalon një sezon të mirë me FSV Frankfurtin. Futbollisti i Kosovës ka shënuar në Bundesligën e dytë gjermane, ndonëse goli nuk e ndihmoi dot ekipin e tij.
Dueli brenda në Frankfurt përfundoi me rezultatin 2-1 për miqtë nga Arminia e Bilefeldit. Lojtari i përfaqësueses së Kosovës e kaloi FSV Frankfurtin në epërsi në minutën e 40-të, në një ndeshje ku titullar për vendasit ishte edhe Besar Berisha.
Ndërsa Edmond Kapllani luajti vetëm 7 minuta. Ky ishte goli i dytë radhazi për Fanol Përdedajn në Bundesligën e dytë gjermane, por ai nuk do të luajë ndeshjen e ardhshme, sepse mori karton të verdhë dhe do të jetë i pezulluar.