AlbanianSport.com 10.09.2015 07:50
ASNN – Dy ndeshjet e rëndësishme me kombëtaren shqiptare përfunduan dhe tashmë Lorik Cana fillon zyrtariht aventurën me ekipin e tij të ri, Nantën. Kapiteni kuqezi zhvilloi sot stërvitjen e parë me ekipin francez. 32-vjeçari pasi u prezantua para shokëve të ekipit është shoqëruar edhe në një vizitë në qendrën stërvitore.
Për shkak të angazhimit me Kombëtaren në takimet me Danimarkën dhe Portugalinë, Cana zhvilloi vetëm vrapime dhe disa ushtrime. Ish-lojtari i Lacios ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me Nantën. Kështu, Lorik Cana i është bashkuar ekipit të tij të ri në Francë.
Ai ka zhvilluar seancën e parë stërvitore me skuadrën që firmosi një kontratë 2-vjeçare në ditën e fundit të merkatos. Kapiteni i Kombëtares aty gjen një tjetër shqiptar, Ermir Lenjanin. Lorik Cana rikthehet në kampionatin francez pas 6 vitesh pasi më parë ka luajtur për Paris SG-në dhe Olimpikun e Marsejës, ku u bë edhe kapiten.
Cana gjatë karrierës së tij është aktivizuar edhe me Sandërlandin në Angli, Gallatasarain në Turqi dhe Lacion në Itali.