AlbanianSport.com 08.08.2015 11:15
ASNN – Klubi i Selanikut, PAOK-u, ka larguar Fiorentinën nga mesfushori shqiptar, Ergys Kaçe. Klubi grek konfirmon se në adresë të lojtarit kuqezi nuk ka ardhur asnjë ofertë për atë që është folur në media gjatë ditëve të fundit.
“Klubi bardhezi sqaron se nuk ka asnjë ofertë prej 4 milionë Eurosh që, sipas mediave, e ka pranuar për të shitur mesfushorin te Fiorentina”, shkruan faqja greke në Internet, “newsbeast.gr”
Media në fjalë shton gjithashtu se drejtori sportiv i PAOK-ut, Frank Arnesen nuk e ka vënë asnjëherë në diskutim të ardhmen e 22-vjeçarit, që po spikat edhe me fanellën e Kombëtares kuqezi.
Kontrata e mesfushorit shqiptar me skuadrën e PAOK-ut skadon pas dy viteve dhe klubi nga Selaniku kërkon që, brenda muajve të ardhshëm, palët të diskutojnë rinovimin e mundshëm.