AlbanianSport.com 24.05.2015 09:15
ASN – Hamburgu i Valon Behramit fitoi dje në sfidën kundër Shalke 04-s. Skuadra e Behramit korri një fitore të pastër e të rëndësishme 2-0 për të siguruar të drejtën për në “play-out” për këtë edicion, duke qëndruar në vendin e 16-të në Bundesligë.
Ndryshe nga Behrami, nuk pati fat të njëjtë Paderborni i Alban Mehës dhe Frajburgu i Admir Mehmedit. Frajburgu përfundoi në vendin e 17-të, pasi dje u mposht nga Hanoveri me rezultatin 2-0.
Ndërsa Paderborni e mbyll Bundesligën në vend të fundit dhe në sezonin e ardhshëm dy shqiptarët, Meha dhe Mehmedi, do të luajnë në Bundesligën e 2-të të kampionatit gjerman të futbollit.
Në anën tjetër Borusia e Mënshengladbahut e Granit Xhakës u mund nga Augsburgu, por e mbylli në vend të tretë, që do të thotë se kosovari do të luajë në Ligën e Kampioneve sezonin tjetër.