AlbanianSport.com 20.04.2015 13:05
ASNN – Odise Roshi ka qenë titullar dje për FSV Frankfurtin, që është mundur 1-0 nga Erzgebirge Aue.
Mesfushori i djathtë i kombëtares shqiptare është ndëshkuar në minutën e 81-të me karton të verdhë.
Ndërkohë që Edmond Kapllani dje nuk ka qenë i përfshirë në 18-shen e FSV Frankfurtit, kurse në mbrojtje të portës ka luajtur një tjetër shqiptar.
Bëhet fjalë për portierin Florijon Belegun, që është 22 vjeç, ndërsa është me dy nënshtetësi dhe gjermane, edhe kosovare.
Ai ka kontratë deri më 2016-tën me FSV Frankfurtin.