AlbanianSport.com 15/02/2019 13:30
ASNN – Liga e Evropës, Lacio e Strakoshës dhe Arsenali i Xhakës zhgënjejnë, fitojnë Inter, Cellsi dhe Napoli. Lacio dhe Arsenali zhgënjyen totalisht mbrëmjen e së enjtes në Ligën e Evropës, pasi u mundën nga kundërshtarët e tyre dhe tani rrezikojnë seriozisht të eliminohen nga kjo veprimtar ende pa nisur turi i 16-shes. Brenda në kryeqytetin italian skuadra e Thomas Strakoshës u mund nga Sevilja 0-1, duke pësuar disfatë që nuk i jep kurrfarë avantazhi për ndeshjen e kthimit.
Përkundrazi, është Sevilja tashmë me një këmbë në turin tjetër. Portieri shqiptar nuk ishte fajtor tek goli dhe në duelin e së enjtes u la në baltë nga shokët e skuadrës. Një tjetër skuadër që zhgënjeu sot ishte Arsenali i shqiptarëve Xhaka dhe Mustafi. Pësoi humbje 1-0 në Bjellorusi përballë BATE Borisovit, duke rrezikuar pozitat e tij, por ka një avantazh ndryshe nga Lacio, sepse duelin e kthimit do ta luajë në fushën e vet, Stadiumin “Emirates” të Londrës.
Ndërkohë, zhgënjimi tjetër i madh ishte disfata e Gallatasarajit në Stamboll përballë Benfikës, ku humbi 1-2, duke komplikuar tërësisht pozitat e tij në këtë veprimtari e tani janë portugezët që bëjnë një hap të mirë drejt kualifikimit. Sa u takon skuadrave të tjera të mëdha, Interi fitoi me vështirësi 0-1 në fushë të huaj, ndaj ish-skuadrës së Hamdi Salihit, Rapidit të Vjenës, ndërsa Napoli mposhti thellë në Zvicër Zyrihun me rezultatin 3-1.
Fitore bindëse dhe e pastër edhe për Cellsin, i cili mundi kampionen e Suedisë, Malmoen, me shifrat 2-1. Një tjetër skuadër pretendente në këtë veprimtari, Valencia, fitoi në vizitën e vështirë skoceze me Sëlltik, me rezultatin 0-2, duke qenë tashmë me një këmbë në turin tjetër.
Liga e Evropës
Takimet e para të turit të 16-shes
14 shkurt 2019:
BATE Borisov – Arsenal 1-0
Krasnodar – Bajer Leverkusen 0-0
Gallatasaraj – Benfika 1-2
Lacio – Sevilja 0-1
Olimpiakos – Dinamo Kiev 2-2
Rapid Vjenë – Inter 0-1
Renë – Real Betis 3-3
Sllavia Pragë – Genk 0-0
Sëlltik – Valencia 0-2
Klub Bryzh – Salzburg 2-1
FC Zyrih – Napoli 1-3
Malmoe – Çellsi 1-2
Shahtjor Donjeck – Eintraht Frankfurt 2-2
Sporting Lisbonë -Vijareal 0-1
Viktoria Plzenj – Dinamo Zagreb 2-1