Adriatik Balla 28.05.2015 19:55
Mbrojtësi i Kombëtares kuqezi, Naser Aliji, që aktivizohet me Vaduzin në ligën e dytë zvicerane, është kthyer në gjirin e klubit që e ka formuar, konkretisht Bazelit dhe është gazeta “Lihtenshtajner Faterland”, ajo që e bën të ditur lajmin.
FC Vaduz është një klub nga Lihteshtejni, por që merr pjesë në kampionatin zviceran. Ai merr pjesë në Ligën e Evropës, si fitues i Kupës së Lihteshtejnit (këtë vit e fitoi finalen 5-0 ndaj Triesenbergut).
Drejtori Ekzekutiv i Vaduzit, Patrik Burgmajer, do të flasë personalisht me Naser Alijin, e huazuar nga Bazeli, për të biseduar në lidhje me të ardhmen e tij. Nuk dihet nëse De Biazi do ta ftojë mbrojtësin për miqësoren me Francën.