Legjionarët / Myrto Uzuni nuk di të ndalet, shënon sërish në Kroaci

Share Button

AlbanianSport.com 30/10/2018 14:20

ASNN – Myrto Uzuni  po kalon një moment magjik të karrierës së tij, sepse po lë gjurmë me Lokomotivën e Zagrebit në kampionatin kroat. Sot Uzuni shkëlqeu në Kupën e Kroacisë. Ai luajti titullar në duelin që Lokomotiva e Zagrebit pati në turin e 16-shes me Zadarin.

Skuadra rivale shënoi e para, por në minutën e 23-të Uzuni barazoi shifrat në 1-1, duke i hapur më pas rrugën bashkëlojtarëve të tij Krstanoviç dhe Datkoviç të shënonin për Lokomotivën e cila fitoi 3-1 në fushë të huaj. Përtej ndeshjes, rezultatit dhe lojës, duhet thënë se Uzuni po shënon rregullisht tashmë me skuadrën e tij kroate.

Ai ka fituar menjëherë rolin e titullarit dhe po jep kontribut në shërbim të skuadrës. Natyrisht, nuk është ende në një skuadër të madhe, por ai vetë ka thënë se e dëshiron Lokomotivën si trampolinë për të shkuar në një kampionat më të fortë dhe ekip më të madh në Evropë.

Së fundmi, theksojmë se ftesa e tij në Kombëtare nuk ka qenë e rastësishme. Ai po shkëlqen në këtë moment dhe fakti se trajneri Kristian Panuçi i besoi fanellë titullari në ndeshjen kundër Izraelit tregon shumë për djaloshin 23-vjeçar. Goli i fundit në kupë për ekipin kroat, vinte pas dy golave që ai ka realizuar në kampionat.

Si sulmues krahu, djaloshi shqiptar po tregon vlera dhe po ecën mjaft mirë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh