Adriatik Balla 26.08.2015 16:15
Lojtarët e Kombëtares janë duke kaluar në tërësinë e tyre një moment të mirë, duke nisur sezonin si titullarë dhe duke pasur një koeficient në rritje sa i takon vlerësimit të tyre.
Natyrisht, ka dhe futbollistë të tjerë të përfaqësueses që nuk kanë gjetur ende skuadër dhe janë në kërkim të mundësive të reja, por në tërësi ata kanë pasur rritje të paraqitjes së tyre.
Një nga lojtarët që po shkëlqen më shumë këtë periudhë është portieri Etrit Berisha, i cili ka marrë rolin e titullarit tek Lacio, duke lënë në stol portierin e parë, Marketi, i cili në fakt ka vuajtur së fundmi edhe një dëmtim.
Zgjedhja e Berishës në portë nuk është e rastësishme dhe në sfidat e fundit që ka zhvilluar Lacio në kampionat dhe Ligën e Kampioneve, Berisha ka qenë në formë të shkëlqyer dhe ky është një lajm i mirë për Kombëtaren kuqezi.