AlbanianSport.com 24/02/2021 14:55
ASNN – Marrëveshja u njoftua para dy ditësh dhe Ernest Muçi kishte zbarkuar një ditë pas ndeshjes me Teutën në Poloni, por prezantimi ka ardhur vetëm të martën. Muçi ka pozuar për herë të parë me fanellën e Legia e Varshavës, teksa klubi më i madh në Poloni njofton se sulmuesi i Kombëtares kuqezi të Nën-21-vjeçarëve ka firmosur një marrëveshje për 4 vite e gjysmë.
Nga shitja e tij Tirana përfiton 500 mijë Euro në dy këste, me nga 250 mijë secili këst. Nëse Legia e Varshavës shpallet “kampione” e Polonisë, Tirana merr edhe 100 mijë të tjera në formë bonusesh, teksa bardheblutë kanë mundur të mbajnë edhe 10% të kartonit në rast shitje nga klubi i kryeqytetit polak. Sipas njoftimit të klubit polak, sulmuesi 19-vjeçar, i konsideruar si një nga lojtarët më të talentuar të brezit të ri në Ballkan.
Ai nënshkroi një kontratë me Legian e Varshavës, të vlefshme deri më 30 qershor 2025. “Ernest Muçi është lojtar i të rinjve të Shqipërisë dhe ish-lojtar i kampionëve të Shqipërisë, FK Tiranë”, – shkruhet ndër të tjera në njoftimin e klubit polak, që më tej thekson: “Në 60 ndeshje për ta, ai shënoi 18 gola”. Legia është klubi më i suksesshëm i futbollit polak në histori dhe është shpallur 19 herë “kampione” e vendit.