AlbanianSport.com 11/03/2019 23:00
ASNN – Durmishaj zgjodhi Greqinë, Enea Mihaj hakmerret dhe i jep shuplakë me Panetolikos. Fiorin Durmishaj zgjodhi të përfaqësojë Greqinë në arenën ndërkombëtare dhe zgjedhja e tij mund të konsiderohet zyrtare përderisa vetë futbollisti ne ka pranuar me zë dhe figurë këtë gjë në mediat greke.
Si për t’i dhënë një shuplakë që ai “tradhtoi” përfaqësuesen kuqezi, ka menduar mbrojtësi i Kombëtares kuqezi, Enea Mihaj, në përballjen mes tyre sot në kampionatin helen, ku Mihaj ishte pjesë e Panetolikosit e Durmishaj pjesë e Panioniosit. Fitoi Panetolikos me rezultatin 5-0, rezultat mjaft i thellë.
Aty ku Mihaj, në rolin e mbrojtësit, bëri një paraqitje shumë të mirë dhe e fitoi duelin derbi me Durmishajn, duke mos e lënë këtë të fundit të tregohej i rrezikshëm në këtë takim. E izoloi komplet, nuk i dha mundësi të tregonte vlera dhe Durmishaj ishte hija e vetvetes në këtë përballje.
Enea Mihaj kundër Fiorin Durmishaj, njëri i Shqipërisë e tjetri i Greqisë. Dhe duelin e fiton Mihaj, mbrojtësi kuqezi, i cili nuk e la të merrte frymë në këtë ndeshje ish-in kuqezi Durmishaj. Pavarësisht zgjedhjes që bëri sulmuesi, nuk duhet paragjykuar, fundja zgjedhja e një skuadre përfaqësuese për të luajtur është një çështje individuale e vetë lojtarëve, për më tepër që Durmishaj jeton në vendin fqinj prej fëmijërisë.