AlbanianSport.com 01.02.2015 22:25
ASNN – Pritet që , shumë shpejt, mesfushori i Kombëtares kuqezi, Migjen Basha, të largohet nga skuadra e Torinos.
Mesfushori, i cili vazhdimisht ka pasur probleme me dëmtimet gjatë këtij edicioni, pritet të transferohet në Serinë B, tek skuadra e Modenës.
Kjo shihet si një zgjedhje e mirë për vetë Bashën, i cili nuk po gjen hapësirë në formacionin e Torinos.
Gjatë karrierës së tij futbollistike, 28-vjeçari nga Kosova ka luajtur edhe për Lozanën në Zvicër, si dhe Lukezen, Viarexhon, Riminin, Frosinonen dhe Atalantën.