AlbanianSport.com 02.10.2015 09:45
ASNN – Një mbrëmje pozitive mund të cilësohet ajo e së enjtes në Ligën e Evropës për lojtarët shqiptarët që aktivizohen me ekipet e tyre në këtë veprimtari. Edhe pse ndesheshin me Dortmundin, ekipin gjerman që ka treguar një formë të mirë në këtë fillim sezoni, grekët e PAOK-n e Selanikut, me Ergys Kaçen në fushën e lojës, kanë arritur të marrin një barazim 1-1 në fushën e tyre.
Lojtari i Kombëtares shqiptare u aktivizua përgjatë gjithë 90-minutëshit, ndërsa ishte edhe lojtari që dha pasim e fundit në golin e parë të vendasve. Edhe Ansi Agolli bëri një paraqitje mjaft të mirë në ndeshjen që ekipi i tij, Karabag, fitoi 1-0 ndaj Anderlehtit, i cili drejtohet nga trajneri shqiptar Besnik Hasi. Ka fituar edhe Bazeli 2-0 ndaj Leh Poznanit në Zvicër.
Taulant Xhaka ka luajtur 90 minuta në këtë ndeshje, ndërsa Gashi është aktivizuar vetëm 10 minutat e fundit, duke mos pasur mundësi për të gjetur rrugën e rrjetës. Ndërkaq, Etrit Berisha ishte titullar në fitoren 3-2 të Lacios ndaj francezëve të St. Etienit. Ndërkohë, Fiorentina vazhdoi të tregoi formën e saj të mirë në këtë sezon, duke fituar me rezultatin e thellë 4-0 në Portugali ndaj vendasve të Belenenses.
Fitoi edhe Shalke 04 me rezultatin 4-0 ndaj grekëve të Asteras Tripolis, ndërsa Liverpuli vazhdon të paraqitet dobët, duke u ndalur në barazim 1-1 në fushën e tij ndaj zviceranëve të Sionit.