AlbanianSport.com 09.05.2016 08:45
ASNN – Peskara është ngjitur në vendin e tretë të nivelit të dytë të kampionatit italian të futbollit, që njihet si Seria B, pas fitores 4-0 në derbin me Lançianon. Një sukses i rëndësishëm për skuadrën abruceze që synon rikthimin në Serinë A.
Ekipi i kapitenit shqiptar, Ledian Memushaj, po zhvillon kështu një sezon pozitiv. Një nga golat në këtë takim e shënoi pikërisht mesfushori shqiptar me 11-metërshin, të fituar nga vetë ai.
Ledian Memushaj është në kuotën e 10 golave në këtë kampionat të Serisë B, si asnjëherë tjetër në karrierën e tij. Peskara do të marrë pjesë në ndeshjet shtesë për tu ngjitur në Serinë A.