AlbanianSport.com 09.05.2015 14:20
ASNN – Mesfushori i Kombëtares Shqiptare, Ledian Memushaj ka shënuar sot golin e parë për skuadrën e tij Peskarën në përballjen ndaj Peruxhias.
Shqiptari ka barazuar shifrat në 1-1 në minutën e 56-të të takimit, duke u treguar i saktë nga pika e bardhë.
Gjyqtari akordoi një 11-metërsh në favor të vendasve, të cilin Memushaj e shndërron në gol me qetësi.
Skuadra mike ka luajtur me dy lojtarë më pak, për shkak se Komoto dhe Goldaniga u ndëshkuan me të kuq. Por, sfida ka përfunduar në shifrat e barabarta 2-2.