AlbanianSport.com 26.11.2016 07:35
ASNN – Ka realizuar golin e tij të parë në nivelin më të lartë në Kampionatit Italian të Futbollit, por kjo nuk ka mjaftuar për të ndihmuar skuadrën e tij të shmangte humbjen. Roma mori një fitore 3-2 ndaj Peskarës në ndeshjen e mbrëmshme në Serinë A, ku një prej golat e miqve u shënua nga mesfushori shqiptar Ledian Memushaj.
Kryeqytetasit shënuan dy gola të shpejtë me anë të boshnjakut Xheko, në minutën e 7-të dhe atë të 10-të të pjesës së parë, duke krijuar idenë e një goleade, por nuk rezultoi kështu. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-0, ndërsa në minutën e 60-të ishte pikërisht Ledian Memushaj që shkurtoi diferencën duke realizuar një gol të bukur.
Të besuarit e trajnerit Spaleti reaguan duke shënuar edhe golin e tretë, me një 11-metërsh të kthyer në gol nga argjentinasi Perotti. Por Peskara nuk ishte dorëzuar ende dhe vetëm 3 minuta më pas, Kaprari e çoi rezultatin në 3-2. Në minutat e mbetura lojtarët e Peskarës u përpoqën të shënojnë edhe golin e barazimin, por nuk arritën ta gjenin atë.