Adriatik Balla 19.09.2015 19:45
Sulmuesi i Kombëtares Shkëlzen Gashi po kalon një moment jo të mirë tek klubi i tij zviceran, Bazeli. Lojtari nuk pëlqehet nga trajneri i tij dhe po qëndron në stol. Shumicën e ndeshjeve i ka nisur nga stoli, duke mos dalë në nivelin e tij më të lartë.
Madje në takimin e luajtur dy ditë më parë në kuadër të Ligës së Evropës, Gashi ishte në stol dhe nuk u aktivizua për asnjë minutë. Edhe pse Bazeli i tij e fitoi ndeshjen 2-1 ndaj Fiorentinës, në fushë nga shqiptarët ishte vetëm Taulant Xhaka.
Kurse Gashi qëndroi në stol. Në dimër nuk përjashtohet mundësia që ai të zgjedhë një klub tjetër, për të luajtur titullar. Duket sheshit se ai nuk gjen gjuhën e përbashkët me trajnerin e tij.