AlbanianSport.com 16.08.2015 08:45
ASNN – Skuadra e Bazelit arriti ta mposht skuadrën Mejrin, në takimin e zhvilluar në kuadër të Kupës sëZvicrës . Rezultati i ndeshjes ishte 4-0 në favor të Bazel 0-4. Golat e ndeshjes i shënuan Elneni, në minutën e 58-të, dhe Delgado 3 minuta më pas.
Ndërsa dygolëshi erdhi nga shqiptari Albian Ajeti, i cili realizoi golin e parë në minutën e 35-të, ndërsa atë të dytin në të 59-tën. Interesante ishte që 3 golat e fundit u shënuan vetëm për 3 minuta lojë, 58,59 dhe 61.
Fitore arriti edhe skuadra e St. Galenit, e cila mposhti Hausenin, me rezultat të thellë 9-0. Në kampionatin zviceran, nuk ka pothuajse asnjë klub që të mos ketë të paktën një lojtar shqiptar në radhët e veta.
Por Bazeli ka pasur më shumë dhe ka siguruar më shumë sukses, ku kontribut japin Shkëlzen Gashi, Granit Xhaka dhe Arlind Ajeti, të tre të përfaqësueses kuqezi.